Ndërlidhjet

Rohani shpreh vullnetin e Iranit për bisedime me SHBA-në


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Një agjenci e lajmeve iraniane tha se presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka njoftuar se Teherani mund të dëshirojë të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara nëse kjo e fundit tregon respekt.

Komentet e Rohanit vijnë pas thellimit të tensioneve ndërmjet Teherani dhe Uashingtonit, që nga koha kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshjeva bërthamore midis fuqive botërore dhe filloi me rritjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Iranit vitin e kaluar, si dhe ka rritur sanksione të tjera ekonomike në maj kur urdhëroi shtetet e tjera të ndalin importin e naftës së Iranit.

Agjencia Fars ka cituar Rohanin të ketë thënë që “Irani është për bisedime nëse pala tjetër ulet më respekt në tavolinen e bisedimeve dhe është në përputhje me rregullat ndërkombëtare”.

Ndërkaq, më 29 maj, Trump tha se Uashingtoni nuk është duke kërkuar ndryshim të regjimit në Iran.

"Ka shancë të jetë një shtet i mirë nën të njejtën udhëheqje, nuk po kërkojmë ndryshim të regjimit. Dua vetëm ta bëj të qartë”, tha Trump.

Lexoni edhe këtë - Trump: SHBA do një Iran pa armë bërthamore

XS
SM
MD
LG