Ndërlidhjet

Protestuesit në Hong Kong kundërshtojnë Projektligjin për ekstradim


Disa studentë kanë vendosur pranga, për të kundërshtuar Projektligjin për ekstradim. Hong Kong, 8 qershor, 2019.
Disa studentë kanë vendosur pranga, për të kundërshtuar Projektligjin për ekstradim. Hong Kong, 8 qershor, 2019.

Dhjetëra mijëra persona po marshojnë në Hong Kong, për të kundërshtuar një projektligj, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor.

Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.

Protestat pritet që të jenë më të mëdhatë që prej vitit 2014, kur Lëvizja Ombrella organizoi protesta, ku qindra mijëra njerëz morën pjesë.

Qeveria thotë se projektligji është hartuar për mbrojtje dhe se do të mbyll të gjitha zbrazëtitë ligjore, raporton BBC.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam kërkon që ky projektligj të miratohet para korrikut. Mbështetësit thonë se ekzistojnë masa mbrojtëse për të parandaluar që dikush që përballet me persekutim fetar apo politik, të ekstradohet në Kinë.

“Ky është fundi për Hong Kongun, është çështje jetë a vdekje. Prandaj po protestoj”, tha Rocky Chang, për agjencinë Reuters.

Ky projektligj do të mundësonte që të dërgoheshin kërkesa për ekstradim nga Kina, në lidhje me krimet si vrasja apo përdhunimi.

Zyrtarët në Hong Kong thonë se gjykatat në Hong Kong do të kenë fjalën e fundit, nëse do të miratojnë apo jo kërkesat e ekstradimit dhe personat ndaj të cilëve rëndojnë akuza politike dhe fetare nuk do të ekstradohen.

XS
SM
MD
LG