Ndërlidhjet

Haradinaj flet për Samitin e Parisit dhe lirimin e politikanëve nga pozitat zyrtare


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka mundësi të shtyrjes së Samitit të Parisit, në të cilin pritet të takohen më 1 korrik krerët e lartë shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri se do të mbahet, por nëse nuk janë kryer përgatitjet edhe mund të shtyhet… mund të ndodhë që do të shtyhet”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Sipas tij në Kosovë, ekziston një koordinim mes zyrtarëve që do të shkojnë në Paris dhe se, siç është shprehur kryeminsitri, ai vetë është kujdesur për një gjë të tillë.

Sa i përket vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për të larguar nga pozitat zyrtare gjithë anëtarët e partisë që ai drejton që dyshohen të jenë përfshirë në korrupsion dhe nepotizëm, Haradinaj ka njoftuar se ka liruar nga pozita e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn, por jo edhe Agim Çekun nga pozita e zëvendësministrit, pasi është duke pritur një shkesë zyrtare nga Veseli.

Po të enjten, Beqaj ka njoftuar përmes një konference për media se i ka ofruar kryeministrit Haradinaj, dorëheqjen e tij.

Besim Beqaj akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës se Kosovës.

XS
SM
MD
LG