Ndërlidhjet

Putin nënshkruan ligjin për dalje nga Traktati bërthamor


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin që pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky Traktat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë.

Ligji, i cili u mbështet nga Parlamenti rus muajin e kaluar, u publikua në portalin e Qeverisë ruse.

Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt.

Moska, e cila i mohon akuzat, e fajëson SHBA-në për shkelje të marrëveshjes - gjë që hidhet poshtë nga Uashingtoni.

Traktati ka eliminuar një klasë të tërë të raketave.

Ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.

XS
SM
MD
LG