Ndërlidhjet

Kalifornia sërish goditet nga një tërmet i fuqishëm


Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 4 korrikut në Kaliforninë Jugore.

Kalifornia Jugore u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6,9 deri në 7,1 ballësh të Rihterit, vetëm një ditë pasi një tërmet po ashtu i fuqishëm goditi këtë zonë.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ndodhi në orën 20:19 më 5 korrik dhe epiqendra ishte 13 kilometra nga Ridgecrest, ku më 4 korrik kishte ndodhur edhe tërmeti prej 6,4 shkallësh.

Ky institut fillimisht tha se tërmeti i fundit ishte në magnitudë prej 7,1 ballësh. Por, matjet e tjera thanë se dridhjet e regjistruara ishin 6,9 ballë, që e bën tërmetin më të fuqishëm që ka goditur Kaliforninë Jugore në 20 vjetët e fundit.

Ende nuk ka raportime për persona të lënduar.

Sizmologët thanë se kanë regjistruar 1,700 dridhje të tjera pas tërmetit të parë që goditi këtë pjesë më 4 korrik.

Tërmeti i 4 korrikut shkaktoi disa dëmtime në ndërtesa dhe rrugë dhe disa persona u lënduan lehtë në Ridgecrest.

XS
SM
MD
LG