Ndërlidhjet

Afganistan: Të paktën dy të vdekur nga shpërthimi i një bombe në një xhami


Ilustrim

Të paktën dy persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pasi një bombë shpërtheu brenda një xhamie shiite në qytetin afgan, Ghazni, thanë zyrtarët.

Shpërthimi ka ndodhur më 5 korrik në xhaminë Mohammadiya, e cila ishte e mbushur me besimtarë të cilët po merrnin pjesë në lutjet e mbrëmjes, tha zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noor.

Në momentin e shpërthimit në xhami ishin të pranishëm mbi 70 persona, tha Nasir Ahmad Faqir, shef i Këshillit provincial në Ghazni.

Sipas autoriteteve, mjeti shpërthyes ishte vendosur brenda xhamisë para se besimtarët të fillonin lutjet.

Talibanët, të cilët kanë luftuar me forcat qeveritare në Ghazni, kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në këtë sulm.

Zyrtarët kanë Këshilli provincial dyshojnë se grupi militant, Shteti Islamik (IS) është përgjegjës për këtë sulm.

Në muajt e fundit, policia në Ghazni ka arrestuar disa persona, nën dyshimin se kanë lidhje me IS-in.

XS
SM
MD
LG