Ndërlidhjet

"Terminatori" i Kongos shpallet fajtor për krime lufte


Gjykata Ndërkombëtare për Krime
Gjykata Ndërkombëtare për Krime

Ish-udhëheqësi i rebelëve në Kongo, Bosco Ntaganda, u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime thanë se forcat besnike të tij u kanë nxjerrë zorrët foshnjave dhe u kanë thyer kokat.

Në total, Ntaganda, me nofkën "Terminator", u shpall fajtor për 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë.

Ai është personi i parë që shpallet fajtor për skllavëri seksuale nga gjykata në Hagë.

Avokatët e tij thanë se Ntaganda, 45 vjeç, ishte viktimë, pasi ishte rekrutuar si një fëmijë ushtarë.

Por, sipas prokurorëve, ai ka mbikëqyrur masakrimin e civilëve nga ushtarët e tij në rajonin Ituri të Kongos, në vitet 2002 dhe 2003.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 60,000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës në rajon në vitin 1999, ku milicitë luftojnë njëra-tjetrën për kontrollin e burimeve të pakta minerale.

Ntaganda u dorëzua në ambasadën amerikane në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG