Ndërlidhjet

Deutsche Bank nis valën e parë të shkurtimit të vendeve të punës


Ilustrim
Ilustrim

Deutsche Bank nisi të shkarkojë punëtorë nga Sidnej deri në Londër, në valën e parë të pushimeve nga puna.

Zyrtarë të bankës gjermane njoftuan se deri në vitin 2022 do të shkarkojnë 18,000 punëtorë - rreth një të pestën e stafit - në kuadër të ristrukturimit.

Në Sidnej, Hong Kong dhe vende të tjera në Azi, ku Deutsche Bank renditet ndër 10 bankat më të mira, disa bankierë thanë se të gjitha ekipet e shitjeve dhe tregtisë janë larguar.

Në Londër, po ashtu, disa punonjës u shkarkuan.

Shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, tha se humbja e vendeve të punës "është e dhimbshme, por e pashmangshme për të siguruar suksesin afatgjatë" të bankës.

Një zëdhënës i bankës tha se qëllim është zvogëlimi i vëllimit të investimeve bankare dhe se ky ndryshim do ta bëjë bankën më të fuqishme.

Banka njoftoi se ristrukturimi do të përfshijë zvogëlimin e fuqisë punëtore nga 91,000 sa është aktualisht, në rreth 74,000 vetë deri në vitin 2022.

Deutsche Bank është goditur rëndë nga kriza financiare, dhjetë vjet më parë.

XS
SM
MD
LG