Ndërlidhjet

Pakistani rihap hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet civile


Pakistan
Pakistan

Pakistani rihapi plotësisht hapësirën ajrore për fluturimet civile, gati pesë muaj pas mbylljes, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Indinë.

Mbyllja u kushtoi kompanive indiane dhjetëra milionë dollarë, pasi ato janë detyruar t'i devijojnë fluturimet.

Pakistani e ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në shkurt, pasi India ka kryer një sulm ajror kundër, siç ka thënë, një kampi për trajtimin e terroristëve në qytetin e Pakistanit, Balakot.

Sulmi ka qenë hakmarrje për një shpërthim vetëvrasës në Kashmir - pjesën e administruar nga India - ku kanë mbetur të vrarë mbi 40 ushtarë indianë.

Vendimi për të rihapur hapësirën ajrore pritet ta ndihmojë në mënyrë të veçantë kompaninë shtetërore të Indisë Air India, e cila ka pësuar më së shumti humbje, pasi është dashur të devijojë fluturimet e saj ndërkombëtare.

Lexoni edhe këtë: Tensione mes dy superfuqive bërthamore, Indisë dhe Pakistanit

XS
SM
MD
LG