Ndërlidhjet

Veseli: Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së”.

Duke komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, Veseli, tha se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish”.

“Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, shkruan Veseli në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilën e udhëheqë Veseli është në koalicion qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Por, Veseli në postimin e tij, tha se për dorëheqjen e Haradinajt, e ka kuptuar nga mediat.

“Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj”, ka shkruar Veseli.

Haradinaj gjatë një konference për media nga selia e partisë së tij AAK-së, tha se do të njoftojë në ditët në vazhdim, edhe zyrtarisht institucionet e vendit, dhe partnerët e koalicionit për vendimin e tij.

XS
SM
MD
LG