Ndërlidhjet

Izraeli shkatërron disa shtëpi palestineze


Shtëpi palestineze e shkatërruar, foto nga arkivi.

Izraeli ka nisur shkatërrimin e një grupi të shtëpive palestineze, të cilat është thënë të jenë ndërtuar ilegalisht afër territorit të okupuar të Bregut Perëndimor.

Forcat e sigurisë kanë hyrë në zonën Sur Baher afër Jerusalemit Lindor, për të shkatërruar shtëpitë e 17 personave.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 700 zyrtarë policorë të Izraelit dhe 200 ushtarë.

Banorët kanë thënë se ata kanë kërkuar leje për ndërtim tek Autoriteti Palestinez, dhe kanë akuzuar Izraelin për tentim të grabitjes së tokës në Bregun Perëndimor.

Megjithatë, Gjykata Supreme e Izraelit ka vendosur që banorët kanë shkelur një ndalim për ndërtim.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967 dhe më vonë ka aneksuar Jerusalemin Lindor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të dyja zonat konsiderohen territore te okupuara, pavarësisht mospajtimeve të Izraelit.

XS
SM
MD
LG