Ndërlidhjet

Vdes një ushtar kroat si pasojë e një sulmi në Afganistan


Ilustrim.
Ilustrim.

Një ushtar kroat është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në Afganistan.

Ata kanë vdekur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Kabul, ka njoftuar ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, në një konferencë për media në Zagreb.

Ushtarët kanë qenë në rrugë drejt Aeroportit të Kabulit, kur një sulmues vetëvrasës me motoçikletë është përplasur në njërën prej makinave të tyre, ka thënë Krstiçeviq.

Ky ka qenë rasti i parë me fatalitet për ushtrinë kroate, prej kur ajo ka nisur që të angazhojë trupa në Afganistan më 2003.

Kroacia, që i është bashkuar NATO-s më 2009, ka 99 ushtarë në Afganistan.

Gjenerali kroat, Kresimir Tuskan, ka thënë se trupat kroate kanë qenë duke punuar në kuadër të grupeve për këshillim të udhëhequra nga Britania.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Aktualisht në Afganistan janë rreth 20,000 trupa ushtarake të huaja, shumica prej tyre amerikane, në kuadër të misionit të NATO-s, për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat afgane.

XS
SM
MD
LG