Ndërlidhjet

Erdogan: Sistemet ruse S-400 do të funksionalizohen në prillin e ardhshëm


Sistemet ruse për mbrojtje, S-400.
Sistemet ruse për mbrojtje, S-400.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur më 26 korrik se Turqia planifikon funksionalizimin e sistemeve ruse për mbrojtje S-400, në muajin prill.

“Në pranverën e ardhshme, me dëshirën e Zotit, në prill të vitit 2020, ne do të jemi në gjendje të fillojmë funksionalizimin e këtij sistemi”, ka thënë Erdogan gjatë një takimi në Partinë e tij për Zhvillim dhe Drejtësi në Ankara.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s, kanë kundërshtuar blerjen e sistemeve ruse nga ana e Turqisë, duke thënë se nuk është në përputhje me sistemet e aleancës ushatarake dhe do të rrezikojë aeroplanët e rinj F-35, që përdoren nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do të jetë në gjendje të përfitojë të dhëna të ndjeshme për aeroplanët F-35, nëse ata përdorën bashkë me sistemet ruse.

Rusia ka nisur dërgimin e sistemeve ruse në Turqi gjatë këtij muaji, derisa Uashingtoni është përgjigjur duke larguar Turqinë nga programi i tij i aeroplanëve F-35.

Erdogan po ashtu ka thënë se Turqia do të kërkojë diku tjetër aeroplanë luftarakë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të shesin aeroplanët F-35.

“Asnjë kërcënim apo sanksione kundër Turqisë, sidomos kërcënimet se Turqia do të largohet nga projekti F-35, nuk do ta parandalojnë shtetin tonë që të ketë prioritete të sigurinë”, është shprehur ai.

XS
SM
MD
LG