Ndërlidhjet

Turqia thotë se ka “neutralizuar” 34 militantë kurdë


Fotografi nga arkivi.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se ka “neutralizuar” 34 militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut, gjatë sulmeve ajrore të kryera më 17 dhe 19 korrik.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 16 militantë “u neutralizuan” gjatë sulmeve në rajonin Qandil më 17 korrik, ndërkaq 18 të tjerë në sulmet ajrore në rajonin Karacak.

Turqia shpesh përdor termin “neutralizim”, duke iu referuar operacioneve, në të cilat militantët kurdët janë vrarë, plagosur apo kapur.

PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë është në kryengritje në zonat e banuara me shumicë kurde në Turqi që prej vitit 1984 dhe kërkon autonomi nga Turqia të këtyre zonave.

Ministria turke e Mbrojtjes po ashtu tha se në total ka “neutralizuar” 255 militantë të PPK-së gjatë operacioneve në veri të Irakut që prej 27 majit, kur Ankaraja nisi ofensivën kundër PPK-së.

XS
SM
MD
LG