Ndërlidhjet

Koreja e Veriut liron një anijen ruse të peshkimit


Ilustrim.
Ilustrim.

Koreja e Veriut ka liruar një anije ruse të peshkatarëve dhe 15 pjesëtarët rusë të ekuipazhit dhe dy jugkoreanë, pasi e kishte ndaluar këtë anije nën dyshimin se ka shkelur rregullat, thanë zyrtarët.

Ministria e Unifikimit të Koresë së Veriut tha se anija arriti në portin lindor Sokcho sot, vetëm një ditë pasi u nis nga porti Wonsan i Koresë së Veriut.

Ambasada ruse në Phenjan tha përmes një postimi në Facebook se do të hetojë “rrethanat” lidhur me ndalimin e kësaj anijeje.

Autoritetet e Koresë së Veriut kishin marrë kontrollin e kësaj anijeje dhe kishin arrestuar 17 anëtarët e ekipit më 17 korrik, teksa anija ishte nisur nga ujërat territoriale të Koresë së Jugut për në Detin e Japonisë.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA më herët ka cituar agjencinë federale të peshkatarisë, Rosrybolovsto, të ketë quajtur veprimin e Koresë së Veriut si joligjor.

Peshkatarët nga Koreja e Veriut shpesh ndalohen nga garda bregdetare ruse në Lindjen e Largët dhe shumica prej tyre dënohen me burgim.

XS
SM
MD
LG