Ndërlidhjet

Trump i kërkon Japonisë blerjen e prodhimeve bujqësore amerikane


Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit me kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Qershor, 2019
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit me kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Qershor, 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar drejtpërdrejtë kryeministrit japonez, Shinzo Abe, që vendi i tij, të blejë produkte bujqësore amerikane, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime të panjohura japoneze dhe amerikane.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një marrëveshje të gjerë mbi tregtinë dypalëshe, deri në shtator, duke bërë përpjekje të tejkalojnë dallimet e opinioneve mbi tarifat në produktet e mishit dhe sektorin e automobilave, raportoi e përditshmja e biznesit Nikkei, në fillim të këtij muaji.

Trump kishte kërkuar që Japonia të blejë prodhime specifike, siç janë soja dhe gruri, njoftoi Kyodo, duke shtuar se kërkesa ishte e ndarë nga korniza e bisedimeve aktuale tregtare midis Uashingtonit dhe Tokios.

Blerja do të vlejë disa qindra milionë dollarë, përfshirë kostot e transportit.

XS
SM
MD
LG