Ndërlidhjet

Nga shpërthimi i një bombe vriten dy ushtarë të Pakistanit


Ilsutrim.
Ilsutrim.

Dy ushtarë pakistanezë u vranë nga shpërthimi i një bombe që ishte vendosur përgjatë rrugës, thanë autoritetet e inteligjencës,

Bomba shpërtheu teksa makina që po barte ushtarët po patrullonte në zonën Ladha në Vaziristanin Jugor.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Për sulme të ngjashme, në të kaluarën, talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë.

Zona ku ndodhi sulmi është një bastion i militantëve Mahsud.

Ushtria pretendon se e ka pastruar këtë zonë nga militantët, që gjendet në kufi me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG