Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Është raportuar një aksident i rëndë trafiku (vetëaksident) me pasoja fatale, të shkaktuar rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një person (femër/viti i lindjes 2002) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se Policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ky aksident trafiku.