Ndërlidhjet

Filmi boshnjako-holandez fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës


Regjisorja, Ena Sendijareviq duke mbajtur në dorë Çmimin Zemra e Sarajevës, bashkë me ekipin filmik.
Regjisorja, Ena Sendijareviq duke mbajtur në dorë Çmimin Zemra e Sarajevës, bashkë me ekipin filmik.

Një film boshnjako-holandez me titull, Më dërgo në një vend të mirë (Take Me Somewhere Nice), ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që këtë vit ka shënuar edicionin e 25-të.

Filmi i regjisores boshnjake, Ena Sendijareviq, paraqet një vajzë që largohet nga Holanda dhe udhëton drejt vendlindjes së saj në Bosnje për të vizituar babain e sëmurë që nuk e ka parë kurrë.

Filmi është shpërblyer me 17,736 dollarë, bashkë me Çmimin Zemra e Sarajevës.

Përgjatë ditëve të festivalit janë prezantuar 54 filma në katër kategori të ndryshme. Shumica e filmave janë fokusuar në çështje të Evropës Juglindore.

Çmimin për aktorin më të mirë e ka fituar Levan Gelbakhiani për rolin e tij në filmin gjeorgjian, Dhe më pas ne kërcyem (And Then We Danced).

Aktorja bullgare, Irini Jambonas, ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin Ciklet (Rounds).

Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe prej atëherë është kthyer në industrinë më të madhe të kësaj fushe në rajon, duke përfshirë edhe Austrinë, Rusinë e Turqinë.

XS
SM
MD
LG