Ndërlidhjet

Kina akuzon shkrimtarin australian për spiunim


Shkrimtari kinez-australian, Yang Hengjun.

Shkrimtari kinez-australian, Yang Hengjun, u akuzua për spiunim në Kinë, pasi kaloi disa muaj në paraburgim.

Ministria e Jashtme e Australisë tha se qytetari i saj po mbahet në Pekin qysh në janar në "kushte të ashpra".

"Kemi shqetësime për mirëqenien e Yangut dhe për kushtet në të cilat po mbahet", tha ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne.

Avokati i Yangut, Rob Stary, tha se aktakuza nuk e saktëson se në emër të kujt dyshohet se ka spiunuar klienti i tij.

"Na është thënë se ka të bëjë me aktivizmin e tij pro demokracisë", tha avokati.

Yang, 53 vjeç, ndiqet shumë në Kinë për shkak të artikujve të tij pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ai është ish-diplomat kinez, i cili është bërë qytetar australian në vitin 2002.

Yang është zhdukur në janar pasi ka mbërritur në Guangzhou nga Nju Jorku.

XS
SM
MD
LG