Ndërlidhjet

Rusia dhe Turqia diskutojnë blerjen e aeroplanëve luftarakë rusë


Aeroplanët luftarakë, Su-57.

Rusia dhe Turqia janë duke diskutuar mundësinë e dërgimit të sistemeve ruse siç janë aeroplanët luftarakë, Sukhoi Su-57 dhe aeroplanët e llojit, Su-35 në Ankara, ka thënë një zyrtar rus.

Rusia ka nisur dërgimin e sistemeve të saj për mbrojtje S-400 gjatë këtij viti në Turqi, hap që ka tensionuar marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e NATO-s.

Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë larguar Turqinë nga programi i saj për prodhim të aeroplanëve F-35, të cilët Ankaraja po ashtu kishte planifikuar që t’i blinte.

Dmitry Shugaev, udhëheqës i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak, ka thënë se ai ka planifikuar të diskutojë me një koleg turk sistemin rus të mbrojtjes S-400, por edhe “dërgimin eventual të sistemeve, Su-35 apo Su-57."

“Është treguar shumë interes, është shumë herët për të negociuar”, ka është cituar të ketë thënë Shugarev sipas agjencive ruse të lajmeve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më 27 gusht se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për mbrojtje me Rusinë, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë, pas takimit që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Erdogan, i ciki ka marrë pjesë në një organizim për ekspozim të aeroplanëve në Zhukovsky afër Moskës, ka pytur liderin rus nëse mund të blihen sistemet Su-57.

“Mund ta bleni”, është cituar të ketë thënë Putin, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.

XS
SM
MD
LG