Ndërlidhjet

Tenisti Novak Gjokoviq largohet nga gara e turneut US Open


Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq është larguar nga gara e turneut US Open, për shkak të një lëndimi gjatë lojës kundër zviceranit, Stan Wawrinka.

Gjokoviq, 32-vjeçar është larguar pas një problemi me krahun.

“Më vjen keq për publikun. Ata kanë ardhur që të shohin gjithë lojën mirëpo nuk u realizua”, ka thënë kampioni aktual.

Mirëpo ndeshjen ishte duke dominuar Wawrinka, pasi rezultati ishte 6-4, 7-5, 2-0, në të mirë të tij, kur Gjokoviq vendosi që të mos vazhdojë më garën.

“Më vjen keq që ai u largua nga loja ashtu, mirëpo për mua, më e rëndësishmja është mënyra si luaj unë, si lëviz”, ka thënë Wawrinka.

“Sa më shumë që zhvillohej loja, më mirë luaja. Isha duke goditur topin shumë ashpër. Ndihesha në mënyrë fantastike në fushë”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Wawrinka, 34-vjeçar do të përballet me rusin, Daniil Medvedev në çerek-finale.

XS
SM
MD
LG