Ndërlidhjet

Prishtinë: Përkujtohen viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Memoriali në SHBA për viktimat të 11 shtatorit të vitit 2001.
Memoriali në SHBA për viktimat të 11 shtatorit të vitit 2001.

Në Prishtinë janë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën me 11 shtator të vitit 2001 në SHBA.

Në kujtim të viktimave në oborrin e Qeverisë së Kosovës është inauguruar Memoriali “Kosova kujton”.

Në ceremoni, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se “akti terrorist në Nju Jork të SHBA-së ishte goditje ndaj institucioneve dhe popullit amerikan, ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, mbi miqtë tanë dhe ne”.

Haradinaj tha se Kosova bashkëndjenë me SHBA-në dhe kujtimin për të rënët e kësaj dite do ta kthejë në traditë institucionale për çdo vit.

Në përurimin të memorialit ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ishin sulme ndaj gjithë njerëzimit.

“Amerikanët nuk ishin viktimat e vetme. Njerëz nga 77 shtete u vranë në këto sulme. Ky ishte vërtetë një sulm ndaj civilizimit”, tha Kosnett.

Në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 humbën jetën rreth tre mijë persona ndërsa u lënduan rreth gjashtëmijë të tjerë. Përgjegjësinë për sulmet e kishte marrë grupi militant, Al Kaida.

XS
SM
MD
LG