Ndërlidhjet

Britania pritet të ndryshojë politikat rreth qëndrimit të studentëve


Disa studentë në Britani, foto nga arkivi.
Disa studentë në Britani, foto nga arkivi.

Ministria e Punëve të Brendshme Britanike ka bërë të ditur propozime të reja që u mundësojnë studentëve ndërkombëtarë që të qëndrojnë në Britani edhe dy vjet pas përfundimit të studimeve si dhe të gjejnë punë.

Ky hap është në kundërshtim me një vendim të marrë më 2012 nga ish-Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, e cila ka detyruar studentët ndërkombëtarë që të largohen nga ky shtet katër muaj pas diplomimit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ky ndryshim do t’iu mundësonte studentëve që të “tregonin potencialin e tyre” dhe që të nisin karrierat në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo grupi i fushatës për migrimin e ka cilësuar këtë hap si “prapakthim”.

Vitin e kaluar në Britani kanë studiuar 450,000 studentë ndërkombëtarë.

Sipas propozimeve, për studentët nuk do të ketë kufizime për llojin e punës që mund të gjejnë.

Kancelari britanik, Sajid Javid, ka thënë përmes një postimi në Twitter se miratimi i kësaj mase duhet të ndodhë dhe se qeveria do të duhej ta “përmbyste këtë politikë qesharake vite më parë”.

XS
SM
MD
LG