Ndërlidhjet

Vdes gazetarja Ardita Sylejmani–Bllaca


Ilustrim
Ilustrim

Sot, në moshën 32 vjeçare, ka vdekur gazetarja e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë transmetuesi publik, sindikata e këtij transmetuesi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe "humbje e madhe për RTK-në".

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas këtij Asociacioni, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

XS
SM
MD
LG