Ndërlidhjet

Shqipëria pa qetësi, mbi 100 lëkundje të tokës


Dëmet nga tërmeti në Shqipëri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

Dëmet nga tërmeti në Shqipëri

Nata e së shtunës e ka lënë Shqipërinë pa qetësi, nga tërmete dhe lëkundje të vazhdueshme të tokës.

Nga tërmeti 5.8 Rihter që është ndjerë 7.5 ballë, në Shqipëri kanë rënë edhe 25 tërmete të tjera me forcë rreth 3. Instituti Sizmiologjik regjistroi mbi qindra lëkundje toke që nga goditja e parë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një bilanc provizor të personave që kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga lëkundjet sizmike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 105 persona kanë marrë shërbim mjekësor për lëndimet që kanë pësuar, 74 prej të cilëve në Spitalin e Traumës.

Ministria ka bërë me dije se pjesa më e madhe e qytetarëve janë larguar nga spitalet pasi kanë marrë shërbimin dhe vetëm 10 prej tyre po qëndrojnë në Spitalin e Traumës dhe 5 në atë të Durrësit.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të qeverisë, u bën të ditura dhe të dhënat lidhur me pasojat e tërmetit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha së janë mbi 500 banesa dhe mbi 30 pallate, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, të cilat janë dëmtuar. Në pjesën dërrmuese, bëhet fjalë për plasaritje dhe krisje të mureve apo dëmtime në tavane.

“Dëmet materiale janë shumë më modeste se sa mendohej dhe më e rëndësishme është se nuk ka patur asnjë jetë të humbur dhe asnjë dëmtim serioz. Me fat që dëmet kanë qenë kaq të kufizuara”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Facebook në mëngjesin e së dieles ka bërë të ditur se qeveria ka vënë në dispozicion të plotë Sistemin e Emergjencave dhe se ekipet janë në terren për të ndihmuar qytetarët.

Në anën tjetër, ish komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, ka thënë se është është i trishtuar dhe shqetësuar nga tërmetet.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së”, shkruan Hahn.

Në Durrës kryesisht, por edhe në Tiranë, shumë banorë e kaluan natën jashtë për shkak të frikës nga lëkundjet e forta të tokës.

Lëkundja e parë e fortë e tërmetit u regjistrua në orën 16:05 me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë.

Tërmeti i së shtunës pasdite ishte më i madhi i rregjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Ai u pasua nga të paktën 130 lëkundje me një intensitet më të ulët.

XS
SM
MD
LG