Ndërlidhjet

Pakistani tërheq vendimin për të mbyllur kufirin me Afganistanin


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Pakistani ka tërhequr vendimin që të mbyllë të gjitha pikëkalimet kufitare me Afganistanin dhe tha se do t’i mbajë të hapura objektet më 28 shtator, teksa afganët sot u janë drejtuar kutive të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

“Pakistani ka pranuar një kërkesë nga Ministria afgane e Mbrojtjes që pikëkalimet kufitare të jenë të hapura gjatë zgjedhjeve presidenciale afgane”, tha Ministria e Jashtme e Pakistanit.

Pavarësisht “shqetësimeve të sigurisë përgjatë kufirit, Pakistani do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit afganë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

“Prandaj, është vendosur që të hapen kufijtë ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit, në mënyrë që afganët të mund të shkojnë në shtetin e tyre për të votuar në zgjedhje”.

Ministria e Jashtme e Pakistanit më herët kishte deklaruar se pikëkalimet kufitare do të jenë të mbyllura për njerëzit dhe makinat gjatë zgjedhjeve presidenciale afgane.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan po mbahen nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës se talibanët mund të kryejnë sulme gjatë procesit zgjedhor.

Pakistani ka njoftuar se do të dërgojë trupa shtesë të sigurisë përgjatë kufirit me Afganistanin, në mënyrë që të sigurohet që militantët të mos e kalojnë kufirin.

XS
SM
MD
LG