Ndërlidhjet

Kompanitë kineze “po përballen me shumë sfida” për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare


Ilustrim.

Kompanitë kineze po përballen me shumë vështirësi, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare, tha sot ministri kinez i Tregtisë, Zhong Shan.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në një luftë tregtare për më shumë se një vit. Dy shtetet kanë vendosur sanksione miliarda dollarësh ndaj produkteve të ndryshme, duke tronditur tregjet financiare dhe duke rrezikuar rritjen globale, raporton Reuters.

“Tregtia po përballet me sfida të papara. Këto sfida janë edhe të brendshme dhe të jashtme”, tha Zhong.

Një raund i ri i bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuar dhe Kinës – dy ekonomive më të mëdha në botë – pritet të mbahet në Uashington më 10 dhe 11 tetor. Në këto bisedime do të marrë pjesë Liu He, që është zëvendëskryeministër dhe këshilltari kryesor politik i presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Ministri i Tregtisë, Zhong shtoi se Kina do të zgjerojë importet dhe masat për stabilizimin e tregtisë do të japin rezultate pozitive. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë.

XS
SM
MD
LG