Ndërlidhjet

Erdogan paralajmëron operacion kundër kurdëve në Siri


Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Reccep Tayp Erdogan, tha se durimi i vendit të tij, lidhur me përpjekjet e përbashkëta me SHBA-në për të krijuar një zonë të sigurt në veri të Sirisë po mbaronte.

Ai tha se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se Turqia të vazhdojë me planet e veta.

Dy vendet aleate të NATO-s, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, ranë dakord në muajin gusht për krijimin e një zonë të sigurisë, për të mbajtur militantët kurdë sirianë larg kufirit turk dhe të ndihmojnë në riatdhesimin e refugjatëve.

Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të nisë një operacion të njëanshëm kundër Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) - të mbështetura nga SHBA-ja - nëse krijimi i zonës së sigurisë vonohej.

"Në fazën aktuale, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të vazhdojmë në rrugën tonë", tha Erdogan në fjalimin televiziv.

"Ne kemi provuar çdo rrugë. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të durueshëm. Nuk kemi mundësi të humbasim asnjë ditë të vetme", tha ai.

YPG, e cila kontrollon një pjesë të madhe të territorit në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, është një partner kryesor për Uashingtonin në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, por Ankaraja thotë se ai është një grup "terrorist" i separatistëve kurdë.

Ushtria turke ka nisur dy herë operacione ndërkufitare në Siri kundër YPG-së dhe grupit militant Shtetit Islamik, më 2016 dhe më 2018.

XS
SM
MD
LG