Ndërlidhjet

Rusia e gatshme t'i shkëmbejë të burgosurit me Ukrainën


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia ka thënë se është e interesuar për një shkëmbim të plotë të të burgosurve me Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 4 tetor se "angazhime të caktuara janë duke u bërë në atë drejtim".

"Gjithçka varet nga gatishmëria e të dyja palëve", tha Peskov.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se "një shkëmbim i gjerë i të burgosurve" do të kryhet javën e ardhshme.

Më 7 shtator, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen gjithsej 70 të burgosur. Vendet perëndimore e përshëndetën veprimin duke e konsideruar atë si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ky ishte shkëmbimi i parë i madh i të burgosurve, midis dy vendeve, që nga viti 2017.

Raportet mes dyja vendeve janë tensionuar që kur Rusia aneksoi rajonin e Krimesë në muajin mars të vitit 2014 dhe filloi të mbështesë separatistët pro-rus në lindje të Ukrainës. Konflikti po vazhdon dhe deri më tani më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë.

XS
SM
MD
LG