Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë u dërgon letër ligjvënësve demokratë


Shtepia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë zyrtarisht ka refuzuar të bashkëpunojë lidhur me hetimin për shkarkim ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin po e zhvillon Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët.

Përmes një letre dërguar drejtuesve demokratë, Shtëpia e Bardhë e refuzoi hetimin si "të pabazë" dhe "jo vlefshëm nga ana kushtetuese".

Tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequra nga demokratët po hetojnë presidentin Trump.

Hetimi është duke u përpjekur të zbulojë nëse presidenti ka tërhequr një ndihmë për Ukrainën në mënyrë që ta shtyjë autoritetet ukrainase të hetojnë Joe Biden, i cili po kandidon për nominimin presidencial të demokratëve.

Letra e Shtëpisë së Bardhë vjen disa orë pasi administrata e Trumpit e bllokoi dëshminë e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian që të paraqitej para komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG