Ndërlidhjet

Koreja Jugore: Ndeshja me Korenë Veriore ka qenë "sikurse luftë"


Flamuri i Koresë Veriore.

Ekipi i Koresë Jugore e ka përshkruar ndeshjen e zhvilluar së fundmi me Korenë Veriore “sikurse luftë”, pasi është kthyer sërish në vendin e vet.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin për Kupën e Botës më 2022, është zhvilluar të martën në kryeqytetin e verikoreanëve, Phenian, pa tifoza nga asnjëri shtet.

Ndeshja, që ka përfunduar me rezultat 0:0 ka shënuar herën e dytë që ekipi i meshkujve të Koresë Jugore ka luajtur në Phenian.

Të dyja shtetet janë zyrtarisht ende në luftë dhe marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara.

“Ndeshja ka qenë sikurse luftë”, ka thënë nën-presidenti i Asociacionit Korean të Futbollit, Choi Young-il, pasi ekipi ka arritur në Aeroportin Incheon të enjten.

“Ndeshja ka qenë aq agresive andaj mendoj se është arritje shumë e madhe që jemi kthyer të sigurt pa lëndime”, ka thënë ai.

Në mesin e shikuesve të paktë ka qenë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka thënë se ka qenë “i zhgënjyer” dhe “i befasuar” nga mungesa e tifozëve.

Përveç shikuesve, asnjë prej mediave nuk është lejuar që të transmetojë ndeshjen drejtpërdrejt.

XS
SM
MD
LG