Ndërlidhjet

Tre persona të vdekur gjatë protestave në Kili


Protestat në Kili
Protestat në Kili

Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një zjarri në një dyqan në natën e dytë të protestave në Kili.

Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes derisa i treti pasi ka arritur në spital, kanë njoftuar autoritetet.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka pezulluar transportin e metrove, por protestat nuk kanë përfunduar përkundër njoftimit. Ushtarët dhe tanket ishin pozicionuar pasi qeveria shpalli gjendje emergjente.

Protestat shpërthyen pas pakënaqësive rreth standardit të lartë të jetesës në një nga vendet më stabile të Amerikës Latine.

Në disa pjesë të Santiagos, qindra trupa ushtarake dolën në rrugë për herë të parë që nga viti 1990, kur Kili fitoi demokracinë pas diktaturës së Augusto Pinochet.

Në ditën e dytë të protestave, protestuesit vunë zjarrin ndaj autobusëve dhe barrikadave, derisa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Më shumë se 300 persona u arrestuan nga autoritetet derisa 156 pësuan lëndime.

XS
SM
MD
LG