Ndërlidhjet

Përplasje e protestuesve dhe policisë në Hong Kong


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët kanë hedhur bombola gazi të dielën, në marshin illegal të organizuar për të testuar fuqinë e fushatës pro-demokracisë pas katër muajsh protesta të pandërprera.

Nga brendia e stacionit policor, autoritetet kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë bërë thirrje ndaj protestuesve të shpërndahen, derisa protestuesit kanë sulmuar stacionin policor me bombola gazi si dhe kanë dëmtuar disa prona afariste.

Hong Kongu po përballet me muaj të tërë me protesta të dhunshme , që konsiderohet kriza më e madhe politike në vend që nga çlirimi prej kolonisë britanike më 1997.

Kjo krizë po ashtu konsiderohet sfida më e madhe për presidentin Xi Jinping që kur mori pushtetin. Bejingu zyrtar ka mohuar ndërhyrjet në lirinë e Hong Kongut derisa presidenti Xi është zotuar të prishë çfarëdo tentimi për të ndarë Kinën.

Protestat si pikënisje muaj më parë patën një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste. Që nga atëherë protestat janë rritur duke u kthyer në një lëvizje pro-demokracisë.

XS
SM
MD
LG