Ndërlidhjet

Rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 MAX në Indonezi u shkaktua nga një "seri dështimesh"


Aeroplanë të llojit, Boeing 737 MAX.

Një seri e dështimeve kanë rezultuar me rrëzimin e aeroplanit Boeing 737 Max të kompanisë ajrore, Lion Air, në tetor të vitit të kaluar , është thënë në një raport zyrtar.

Si pasojë e rrëzimit të këtij aeroplani, kanë vdekur 189 persona në Indoezi.

Hetuesit indonezianë kanë gjetur se fajorë kanë qenë Boeing, Lion Air dhe pilotët e aeroplanit.

Aty po ashtu është thënë se aeroplanit është dashur t’i pezullohet puna pas një problemi paraprak, si dhe është përmendur se një nga pilotët nuk ka qenë i familjarizuar me procedurat.

Në raport është thënë se kanë munguar 31 faqe rreth mirëmbajtjes së aeroplanit.

Të gjeturat e publikuara të premten, sugjerojnë se një sensor tejet i rëndësishëm, që është blerë nga një dyqan riparimi në Florida, nuk është testuar në mënyrë të duhur.

Hetuesit indonezianë kanë thënë më parë se problemet mekanike si dhe ato të dizajnit kanë qenë faktorët kyçë që kanë rezultuar me rrëzim të aeroplanit.

Kompania amerikane Boeing është duke u përballur me pyetje të shumta, rreth asaj nëse ka pasur njohur për problemet e aeroplanit Boeing 737 Max.

E gjithë flota e këtij lloji të aeroplanëve është ndalur për përdorim në muajin mars, pasi ky model ka qenë pjesë e dy rrëzimeve fatale në pesë muaj.

Boeing ka thënë së fundmi se pret që ky lloj i aeroplanit do të fillojë të përdoret sërish para fundit të vitit.

XS
SM
MD
LG