Ndërlidhjet

Mnuchin: SHBA-ja do të rrisë presionin ndaj Iranit


Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara do të rrisin presionin ekonomik ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor.

Ai i ka bërë këto zotime gjatë një udhëtimi në Lindje të Mesme, që përfshin vizita në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Sanksionet e rivendosura ndaj Teheranit nga presidenti amerikan, Donald Trump një vit më parë, kanë goditur sektorin bankar dhe atë të naftës, pas vendimit të tij për t’u larguar nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar më fuqitë botërore më 2015.

Teksa ka folur para gazetarëve në Jerusalem bashkë me kryeministrin e këtij shteti, Benjamin Netanyahu, nuk ka ofruar detaje të reja për Iranin.

“Ne kemi aplikuar fushatë me presion maksikal të sanksioneve. Ata kanë punuar, janë duke punuar, ata apo mbesin pa të holla”, ka thënë Mnuchin.

Mes tjerash ai i ka thënë Netanyahut: Ne do ta vazhdojmë presionin, më shumë, më shumë, më shumë. Unë sapo erdha nga një drekë produktive me ekipin tënd. Ata na kanë dhënë disa ide specifike që do t’i ndjekim.

Prej kur është larguar nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar, Uashingtoni ka tentuar të ndalë në zero eksportet e naftës iraniane.

Sipas marrëveshjes bërthamore, Teheranit i është kërkuar të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Republika Islamike mohon është duke synuar prodhimin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG