Ndërlidhjet

Stoltenberg i kërkon Rusisë të largohet nga pjesa lindore e Ukrainës


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskuuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se NATO-ja planifikon të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe Detin e Zi, duke kryer stërvitje ushtarake në këtë rajon.

Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura në Ngushticën e Kërçit kanë qenë në ujërat territorialë të Rusisë, mirëpo këto deklarata janë hedhur poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg.

Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy se marrëveshjet e paqes, që janë arritur me qëllim të dhënies fund të konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve rusë, duhet të zbatohen në tërsi nga të dyja anët.

Ai ka thënë se NATO-ja mbështet përpjekjet e Zelenskiyt për ta zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikt.

Megjithatë, Stoltenberg ka përmendur edhe se Ukraina duhet të vazhdojë të zbatojë reformat, në mënyrë që të garantojë sigurinë e shtetit dhe të punojë për anëtarësim në NATO.

Zelenskiy në anën tjetër ka thënë se Ukraiana është “gati për të kaluar në një tjetër nivel” dhe të anëtarësohet në programet e NATO-s.

XS
SM
MD
LG