Ndërlidhjet

Palmer viziton sot Kosovën


Përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të qëndrojë të premten në Kosovë.

Ai do të zhvillojë një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas do të flasë para publikut, përkatësisht me studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me studentë dhe shoqërinë civile sipas një njoftimi nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Palmer, i cili është edhe Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, do të përgjigjet në pyetjet nga publiku.

Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore.

Kurse në fillim të muajit tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogu mes këtyre dy shteteve ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Para se të vijë në Kosovë, Palmer ka qëndruar në një vizitë edhe në Shkup. Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG