Ndërlidhjet

Arrestohen 4 persona për shkelje të procesit zgjedhor


Ilustrim

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të premten ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, në fshatin Runik të Skenderajt.

“I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç.,anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e zyres së Prokurorit të Shtetit.

Në komunikatë theksohet se Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, procesi zgjedhor në Kosovë është përcjellë me disa parregullsi sidomos gjatë fazës së numërimit të votave, atyre me vonesë nga diaspora si dhe pjesa e administrimit teknik gjatë ditës së zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG