Ndërlidhjet

Kazakistani, Sudani dhe Brazili kanë situatën më të keqe të lirive në internet


Ilustrim.

Kazakistani, Sudani, Brazili dhe shtete tjera janë renditur më së keqi në raportin e organizatës, Freedom House sa u përket lirive në internet në vitin e kaluar.

Në këtë raport është dokumentuar edhe se si puna e qeverive është zgjeruar edhe në kontrollim të rrjeteve sociale, me qëllim të vëzhgimit të qytetarëve, për të manipuluar zgjedhjet.

Organizata me bazë në Uashington, ka publikuar më 5 nëntor, përpjekjet në rritje të liderëve popullistë dhe aleatëve të tyre për të shtrembëruar të vërtetën rreth politikës së brendshme.

Aty po ashtu janë përmendur përpjekjet për të bllokuar faqe apo edhe tërë qasjen në internet në disa shtete, në kuadër të përpjekjeve të disa regjimeve për të qëndruar në pushtet.

“Shumë qeveri kanë zbuluar se propaganda në rrjetet sociale funksionon më mirë sesa censura”, ka thënë Mike Abramowitz, president i Freedom House, në një deklaratë të shkruar, të publikuar bashkë me raportin vjetor.

Kjo organizatë ka thënë mes tjerash se Rusia ka rritur vëzhgimin në rrjetet sociale.

Në muajin maj, autoritetet qeveritare kanë nisur të pranojnë propozime nga kompani të ndryshime për të krijuar aplikacione që mbledhin, analizojnë dhe kryejnë analiza të rrjeteve sociale, lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin dhe tema tjera.

Në raport po ashtu është theksuar se Rusia dhe Kina janë përfshirë në sulme kibernetike dhe luftë të informacionit të lidhur me zgjedhjet demokratike në shtetet tjera, siç është Ukraiana.

E themeluar më 1941, Freedom House është organizatë joqeveritare, e cila financohet kryesisht nga grante të qeverisë amerikane.

XS
SM
MD
LG