Ndërlidhjet

Kryetari i Drenasit ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale


Hagë
Hagë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Lladrovci, në një postim në Facebook, tha se "data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor, 2019".

Prokuroria Speciale, deri më tash, ka ftuar për intervistim dhjetëra persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës kanë qenë dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Të enjten, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është ftuar për intervistim.

Prokuroria Speciale është përgjegjëse për hetimin e pretendimeve për krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe krime të tjera penale në Kosovë, të cilat dalin nga akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000.

Lexoni edhe këtë: Gjykata Speciale shpeshton ftesat për intervistime

XS
SM
MD
LG