Ndërlidhjet

Dy protestues në Hong Kong, në gjendje kritike


Hong Kong
Hong Kong

Dy protestues janë në gjendje kritike pas një dite tjetër të protestave të dhunshme në Hong Kong.

Njëri nga ta u plagos mëngjesin e së hënës pasi u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.

Ai është personi i tretë që qëllohet nga policia prejse kanë nisur protestat 24 javë më parë.

Po ashtu të hënën, një mbështetës i Kinës u vetëdogj pasi argumentoi me protestuesit, të cilët kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi nga policia në Hong Kong.

Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, i paralajmëroi protestuesit se nuk do të kenë sukses me kërkesat e tyre.

"Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t'i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt që është e mundur," tha ajo.

Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor, fillimisht kundër një ligji për ekstradimin, e cili më pas është tërhequr.

Protestat më pas janë zgjeruar në fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.

Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, por ka organizimin e vet të ligjit dhe qeverisjes, i njohur si “një shtet, dy sisteme”.

XS
SM
MD
LG