Ndërlidhjet

Sidnej në tym për shkak të zjarreve përreth


Sidnej, 19 nëntor, 2019.
Sidnej, 19 nëntor, 2019.

Njerëzit në Sidnej të Australisë u zgjuan të martën të mbuluar nga tymi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajonin përreth.

Erërat e forta gjatë natës sollën tymin e zjarreve në Sidnej, duke e çuar cilësinë e ajrit, herë pas here, përtej niveleve të rrezikshme.

Në mediat sociale, vendasit përshkruan qiell të mjegullt dhe erë të keqe të tymit në shtëpitë e tyre.

Rreth pesë milionë njerëz jetojnë në Sidnej - kryeqytetin e rajonit Nju Sauth Uells, që është përfshirë nga zjarret tash e sa javë.

Gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret qysh në tetor.

Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të luftojnë me mbi 100 të tilla në Nju Sauth Uells dhe në Kuinsllend.

Banorët e Sidnejt u paralajmëruan për rrezik të madh nga zjarri të martën, pasi temperaturat u rritën në 37 gradë Celsius në perëndim të qytetit.

Zyrtarët shëndetësorë i këshilluan njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetin fizik.

Lexoni edhe këtë: Kalifornia "në luftë" me zjarret

XS
SM
MD
LG