Ndërlidhjet

Kosnett: Dhënia fund e dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve


Formë e protestës kundër dhunës ndaj grave.
Formë e protestës kundër dhunës ndaj grave.

“Nuk ka asgjë burrërore në të sulmuarit e grave”. Kështu është shprehur ambasadori amerikan, Philip Kosnett në një postim në rrjetin social, Twitter teksa është shënuar Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Përveç të hënës, fushata kundër dhunës mbi baza gjinore do të zhvillohet për disa ditë në Kosovë.

“Dhënia fund e dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Të bashkuar mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona”, ka thënë mes tjerash Kosnett.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë theksojnë se dhuna në familje ka shtuar rastet e viktimave të krimit.

Deri në muajin gusht të këtij viti, sipas Policisë së Kosovës, janë shënuar gjashtë raste të vrasjeve në familje dhe të gjitha kanë qenë gra.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë muaj më parë për Radion Evropa e Lirë se në këtë institucion është raportuar për 785 raste të dhunës në familje ku 620 nga to, viktima kanë qenë gra.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk i ndal vrasjet e grave në Kosovë

Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhuna në familje është futur si vepër e rëndë penale.

Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

OKB: Një e treta e grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë

XS
SM
MD
LG