Ndërlidhjet

Rrëzohet autobusi që transportonte marinsa të Pakistanit; nëntë të vdekur


Pakistan
Pakistan

Së paku nëntë njerëz humbën jetën kur autobusi që transportonte personelin e marinës së Pakistanit dhe familjet e tyre doli nga rruga në provincën Baluçistan.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se 29 vetë janë plagosur.

Në kohën e aksidentit, në autobus ndodheshin 39 vetë.

Zëvendëskomisionari i policisë, Jamil Baloch, tha se autobusi po udhëtonte nga qarku Gavadar i Baluçistanit për në qytetin Karaçi.

Shkak i aksidentit besohet të jetë një dështim teknik në automjet.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët, automjeteve të vjetra dhe standardeve të dobëta të sigurisë.

Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit, në aksidente rrugore atje humbin jetën së paku 5,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG