Ndërlidhjet

Gjashtë shtete evropiane i bashkohen mekanizmit për tregti me Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Franca, Britania dhe Gjermania deklaruan se gjashtë shtete të reja evropiane i janë bashkuar INSTEX-it, sistem ky i cili lejon kompanitë të zhvillojnë biznes me Iranin pa shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Në një komunikatë të përbashkët, tri shtetet e BE-së kanë "mirëpritur vendimin e qeverive të Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Holandës, Norvegjisë dhe Suesidë, për t'u bërë pjesë e INSTEX".


Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar këtë vendim duke theksuar se është koha që "BE-ja të mos veprojë kundër sanksioneve të SHBA-së ndaj regjimit revolucionar".

Instrumenti i Mbështetjes së Transaksioneve Tregtare, INSTEX, me bazë në Paris, është një mekanizëm që i mundëson Iranit të shesë naftë si dhe shërbime e produkte të tjera përmes një sistemi tjetër që nuk përfshin dollarët amerikanë.

Ky mekanizëm fokusohet në zonat që nuk janë të prekura nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe do të merret me sektorët më esencialë të popullsisë së Iranit si; farmacitë, këshillat mjekësore dhe bujqësinë.

Deri më tash nuk është kryer asnjë transaksion përmes këtij sistemi.

Franca, Britania dhe Gjermania - që kishin nënshkruar marrëveshjen bërthamore bashkë më SHBA-në, Rusinë dhe Kinën - janë duke punuar që të mbajnë gjallë marrëveshjen nga e cila u tërhoq presidenti Donald Trump më 2018.

XS
SM
MD
LG