Ndërlidhjet

Jordani: 13 pakistanezë, në mesin e tyre fëmijë, vdesin nga zjarri


Ilustrim
Ilustrim

Trembëdhjetë shtetas pakistanezë, në mesin e tyre tetë fëmijë, humbën jetën nga një zjarr në një fermë në Jordani.

Autoritetet thanë se zjarri përfshiu ndërtesën ku qëndronin punëtorët dhe familjet e tyre në Shounan Jugore - një zonë rurale në perëndim të kryeqytetit Aman.

Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarë të mbrojtjes civile.

Policia tha se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile tha se dy familje kanë jetuar në një banesë të improvizuar për punëtorët imigrantë.

Mijëra punëtorë migrantë janë të punësuar nga fermat private në Luginën e Jordanisë dhe shumë prej tyre janë të vendosur në strehimore të dobëta.

XS
SM
MD
LG