Ndërlidhjet

Vriten pesë afganë dhe një mjek japonez


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një makine që transportonte një punonjës humanitar japonez në lindje të Afganistanit, duke e lënë të vrarë atë dhe pesë persona me shtetësi afgane.

Attaullah Khogyani, zëdhënësi i provincës Nangarhar, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi u bë në mëngjesin e 4 dhjetorit në kryeqytetin krahinor, Xhalalabad.

Shtetasi japonez i vrarë është, Tetsu Nakamura, një mjek që drejton organizatën joqeveritare japoneze Peace Japan Medical Service.

Të vrarët janë rojet e tij dhe shoferi i makinës.

Ai ka punuar në rajon për më shumë se një dekadë dhe së fundmi iu dha shtetësia afgane e nderit nga presidenti, Ashraf Ghani.

Askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Në Afganistan janë aktive dy grupet militante islamike: grupi i talibanëve dhe Shteti Islamik.

Talibanët kanë qenë “grupi terrorist më vdekjeprurës” vitin e kaluar, është thënë në një sondazh të ri, teksa militantët e këtij grupi kanë shtuar aktivitetin terrorist në Afganistan.

Kështu thuhet në raportin e titulluar, Indeksi Global për Terrorizmin 2019, i publikuar më 20 nëntor nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Sidnej.

“Numri i vdekjeve që u është atribuuar talibanëve është rritur për gati 71 për qind më 2018, përkatësisht në 6,103 dhe ky grup është mbajtur përgjegjës për 38 për qind të vdekjeve të lidhura me sulme terroriste në nivel global”, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG