Ndërlidhjet

Sërish protestë në Minsk kundër “integrimit” me Rusinë


Minsk, 8 dhjetor, 2019.
Minsk, 8 dhjetor, 2019.

Qindra protestues janë mbledhur në kryeqytetin bjellorus, Minsk për të dytën ditë me radhë, për të kundërshtuar “integrimin më të thellë” me Rusinë, teksa liderët e këtyre dy shteteve po shqyrtojnë për mënyrat se si të thellojnë bashkëpunimin.

Të shtunën, protestuesit dolën në rrugë, në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, u takuan në Soçi, pikërisht në ditën kur shënohej 20-vjetori i një traktati të bashkimit, që kishte për qëllim bashkimin në një shtet të vetëm.

Bjellorusia dhe Rusia e kishin nënshkruar këtë marrëveshje më 1999 dhe që kishte për qëllim të krijonte një shtet të unifikuar, por dy dekada pas nënshkrimit të këtij traktati, zotimet e dhëna aty kanë mbetur vetëm në letër.

Lidhur me takimin Putin-Lukashenka nuk u dha asnjë njoftim zyrtar, por zyrtarët thanë se dy liderët do të takohen sërish në Shën Petersburg më 20 dhjetor.

Misku varet shumë në naftën ruse dhe subvencionet vjetore që kapin shifrat e miliarda dollarëve.

XS
SM
MD
LG