Ndërlidhjet

Thaçi në Reçak: E ardhmja nuk ndërtohet duke i mohuar krimet


Reçak, 10 dhjetor 2019.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”.

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha Thaçi.

"E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës", tha Thaçi.

Komentet pasojnë një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, i cili tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”.

Në Reçak, më 1999, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

Deklarata e Vuçiqit për këtë ngjarje nxiti reagimin edhe të faktorit ndërkombëtar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG